Superkupa e Spanjës: Reali fiton derbin kundër Atlétikos, do të përballet në finale me Barçën

Barcelona thërret, Real Madridi përgjigjet. Pas fitores 5-0 të katalanasve ndaj Athletic Bilbaos, Los Blancos mposhtën Atlético Madridin 2-1 në gjysmëfinalen tjetër dhe kështu u kualifikuan për në raundin final të Superkupës së Spanjës.
Pavarësisht se ishin pa Mbappén, skuadra e Xabi Alonsos fitoi derbin falë një goli të mrekullueshëm nga Valverde (2′) dhe një goditjeje nga Rodrygo (55′). Goli i Sørloth (58′) nuk ishte i mjaftueshëm për Colchoneros. Kështu, trofeu do të vendoset përsëri nga El Clasico.
Finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet të dielën, më 11 janar, përsëri në Arabinë Saudite. Ky do të jetë viti i katërt radhazi që El Clasico do të vendosë trofeun.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




