FSHF Sunday League Albania/ Luminesen fiton Superkupën, mposht ATS në finale

Luminesen është fituesi i Superkupës së “FSHF Sunday League Albania”, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj skuadrës ATS pas goditjeve të penalltive, me rezultatin 4-2.
Finalja u zhvillua mbrëmjen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” dhe dhuroi një ndeshje të fortë, të luftuar dhe me emocione deri në minutën e fundit.
Luminesen e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me golin e Irvi Bylykut. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në fraksionin e dytë, ATS reagoi dhe barazoi shifrat me golin e Xhuljano Reçit, duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim 1-1.
Fituesi u përcaktua nga pika e bardhë e penalltisë, ku Luminesen u tregua më i saktë, duke realizuar katër gola, ndërsa ATS vetëm dy.
Në përfundim të finales u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeut. I pranishëm ishte specialisti i futbollit amator në FSHF, Erion Gjoshi, i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues, Luminesen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




