NFL/ Faza play-off dhuron surprizën e parë, Bears përmbysin Packers

Evente Sportive | 10 muaj më parë

Sezoni i rregullt i NFL-së u mbyll pas plot 272 takimesh të zhvilluara, të cilat paralajmëruan të gjithë se ky sezon nuk është si gjithë të tjerët.

Ndeshjet e para të fazës play-off kanë konfirmuar atë çfarë kishin parashikuar ekspertët, të cilët presin shumë surpriza. E tillë ishte edhe fitorja e madhe e arritur nga Chicago Bears përballë Green Bay Packers në “Soldier Field”.

Edhe pse miqtë arritën që të krijonin një avantazh prej 18 pikësh, vendasit mundën që të kualifikoheshin për më tej falë pjesës së katërt të ndeshjes të dominuar me shifrat 25-6. Kjo ishte fitorja e parë e Bears në fazën play-off që prej 2010-ës së largët.

Mbrëmjen e kaluar u luajt edhe një tjetër ndeshje e cila u mbajt në “Bank of America Stadium” të Charlote ku Carolina Panthers u mundën nga Los Angelos Rams me shifrat 34-31.

NFL playoff 2026

10 Janar

Rams 34 vs. Panthers 31

Bears 31 vs. Packers 27

11 Janar

Jaguars vs. Bills

Eagles vs. 49ers

Chargers vs. Patriots

12 Janar

Steelers vs. Texans


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme