Një fushë e re futbolli në Durrës, FSHF nis së shpejti shtrimin e tapetit sintetik

Futboll Vendi | 10 muaj më parë

Punimet për ndërtimin e fushës së re pranë stadiumit “Niko Dovana” po hyjnë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të bazamentit, në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit sintetik, duke i dhënë jetë një tjetër investimi të rëndësishëm të Federatës së Futbollit.

Ky projekt realizohet nga FSHF në bashkëpunim me klubin e Teutës, ku klubi durrsak ka marrë përsipër punimet e bazamentit. Sakaq, Federata, përveç financimit të tapetit sintetik, do të investojë edhe në sistemin e vaditjes si dhe në pajisjen e fushës me porta dhe flamuj.

default

Ky është një investim i rëndësishëm që ndihmon në përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësi, duke krijuar kushte më të mira për stërvitjen dhe zhvillimin e futbollistëve. Paralelisht, FSHF vijon angazhimin e saj për investime në fusha futbolli në disa qytete të vendit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme