Semani përmbyt qindra hektarë tokë në Lushnjë – Uji prej katër ditësh mbulon fshatra, dëmet në bujqësi janë të rënda
Qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura nga lumi Seman në territorin e bashkisë Lushnje. Prej katër ditësh, uji është prezent në fshatrat Zhelizhan, Imsht, Mazhaj, Murriz, Çukas dhe Mëhallëz, ndërsa situata nuk ka shenja përmirësimi. Dëmet në bujqësi janë të mëdha dhe, sipas banorëve, gjithçka e mbjellë në fushë apo në sera është kalbëzuar.
“Dëme kemi shumë”, u shpreh një banor.
Ndërkohë, në oborre dhe banesa nuk ka prezencë uji në territorin e bashkisë Lushnje. Megjithatë, lumenjtë Seman dhe Shkumbin vazhdojnë të jenë jashtë shtratit të tyre, duke mbajtur të përmbytura tokat bujqësore brenda argjinaturave dhe duke rrezikuar sezonin bujqësor të zonës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




