Merkato/ E ardhmja e Asllanit larg Torinos, lojtari refuzon destinacionet e huaja, do skuadra të Serie A me projekt ambicioz

“Është në mekato, ky fakt është i dukshëm”. Drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi, ishte më shumë se i qartë mbrëmjen e kaluar kur u pyet përse Kristijan Asllani mungonte në listën e të grumbulluarve të ekipit në fjalë në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Romës.
Ky ishte sinjali i qartë i skuadrës piemonteze, e cila kishte preferuar që ta ulte në stol Asllanin në ndeshjet paraardhëse (Verona, Udinese e Atalanta).
Por edhe pse i gjendur nën presion pasi nga fundi i merkatos së dimrit nuk mungon shumë mediet italiane tregojnë se Asllani deri më tani ka refuzuar ofertat që kanë ardhur nga skuadra si Paris Fc, Girona, Parma, Cagliari dhe Sassuolo.
Sipas “TuttoSport” Asllani nuk ka ndër mend që të largohet nga Italia. Ky nuk është kushti i vetëm i vendosur prej lojtarit, i cili thuhet se do të largohet nga Torino vetëm nëse do të kërkohet nga një ekip që pretenedon për t’u kualifikuar në kupat e Europës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




