Muçi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në Kupën e Turqisë

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit dhe sot ka spikatur me dy gola të shënuar në Kupën e Turqisë.

Muçi ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm për skuadrën e tij në pjesën e parë, në sfidën në transfertë kundër Istanbulsporit. Ndërsa në pjesën e dytë 24-vujeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë për Trabzonsporin, që fitoi takimin me rezultatin 6-1.

Muçi u zëvendësua në minutën e 66-të. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 gola në kampionatin turk me Trabzonsporin, si dhe dy gola në Kupën e Turqisë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në karrierë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme