Merkato/ Fenerbahçe përgatitet për të humbur En-Nesyri, Muriqi shumë pranë rikthimit në Turqi

Merkato e muajit janar do të jetë mjaft e rëndësishme për karrierën e Vedat Muriqit, i cili mund të rikthehet në Turqi.
Falë golave të shënuar në këtë pjesë të parë të sezonit në La Liga, sulmuesi dardan është futur në listën e dëshirave të Fenerbahçe-s.
Klubi turk e ka të pamundur që të mbajë deri në fund të sezonit sulmuesin e saj, Youssef En-Nesyri. Afrikani ka hyrë në radarët e klubeve të Premier League si Nottingham Forest dhe Everton.
Muriqi, i cili ka luajtur me klubin turk në sezonin 2019-2020, është kontaktuar nga menaxheri i tij Mirsad Türkcan dhe është vënë në dijeni të interesit të Fenerbahçes. 31-vjeçari ka pranuar që të rikthehet në Turqi ndërsa trajneri i Fenerbarhçes i ka hapur rrugën këtij transferimi. Tedesco e shikon me prioritet këtë pistë ndërsa nga finalizimi mungon vetëm takimi mes klubeve, të cilët do të bisedojnë për të caktuar çmimin për kartonin e lojtarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




