Barça, Flick: Ftohtë në Pragë? Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi

UEFA Champions League | 9 muaj më parë

Në prag të ndeshjes jashtë fushe në Eden Arena kundër Slavia Pragës, trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, foli në një konferencë për shtyp: “Është Liga e Kampionëve, gjithmonë ka presion. Slavia bën presion shumë mirë dhe pati kohë të përgatitej për ndeshjen pas ndeshjes së tyre të fundit në dhjetor. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e fundit”.

Për humbjen e fundit në kampionat: “Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo me performancën. Jemi të sigurt në punën që po bëjmë dhe duhet të jemi më efektivë para portës. Çdo ndeshje ndihmon për tu përmirësuar”.

Flick foli gjithashtu për menaxhimin e të ftohtit dhe përgatitjen: “Do të udhëtojmë fillimisht për t’u përshtatur dhe për t’u stërvitur këtu këtë pasdite. Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi”.

Për të ardhmen e Ter Stegen: “Marc konfirmoi largimin e tij për te Girona. Ai është një portier i mrekullueshëm, i urojmë më të mirën dhe kjo do t’i japë vazhdimësi përpara Kupës së Botës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme