Gjirokastra përfshihet nga reshje shiu e bore, disa akse nën kujdes të shtuar

Aktualitet | 9 muaj më parë

Prefekti i Qarkut Gjirokastër ka bërë të ditur informacionin mbi situatën e motit dhe infrastrukturës në datën 21 janar 2026.

Sipas raportimeve nga terreni nga gazetarët e RTSH0së, mësohet se gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në lartësitë mbi 500 metra janë shënuar reshje bore.

Deri në këto momente nuk raportohen bllokime të akseve rrugore, përveç disa segmenteve ku qarkullimi kërkon kujdes të shtuar.

Në njësinë administrative Frashër, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm dhe automjetet duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

Ndërkohë, në aksin rrugor Kolonjë–Golëm, në njësinë Picar, rruga është e bllokuar nga inertet. Në bashkinë Libohovë, njësia administrative Zagori, sot do të vijojë puna me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes për hapjen e rrugëve të bllokuara nga inertet.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, OSHEE njofton se i gjithë qarku është i mbuluar, përveç zonës industriale në qytetin e Gjirokastrës.

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje. Prefektura e Gjirokastrës thekson se mbetet në kontakt të vazhdueshëm për monitorimin e situatës dhe informimin e qytetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme