Të dehur dhe me veshjen e Borat në stadium, 5 ditë burg për tre tifozë belgë

UEFA Champions League | 9 muaj më parë

Duhej të ishte një mbrëmje feste, brenda dhe jashtë fushe, duke parë paraqitjen dhe rezultatin e skuadrës së zemrës. Por për tre tifozë belgë të Club Brugge trasferta në Kazakistan u kthye në një makth.

Nga fitorja 4-1 ndaj Kairat Almaty, që rindezi shpresat për të shkuar në play-off në Champions League, këta tre tifozë nuk do të mbajnë mend gjë. Gjithçka për faj të një shakaje, që nuk dukej problematike në pamje të parë.

Pas nisjes së ndeshjes, tre tifozët e sektorit mik në “Astana Arena” hoqën rrobat dhe mbetën vetëm rripat jeshilë që mbulonin pjesët intime. Një veshje që i referohej filmit “Borat” të 2006-ës, i konsideruar fyes në Kazakistan për shkak të përfaqësimit të stereotipeve të shumta të popullsisë vendëse.

Për këtë arsye gjatë ndeshjes ndërhyri policia lokale e Astanas, që ka konstatuar se tifozët ishin të dehur dhe i ka dënuar ata me 5 ditë burg për prishje të rendit publik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme