SHBA-ja dhe Danimarka do të rinegociojnë paktin e mbrojtjes së Groenlandës të vitit 1951

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka do të rinegociojnë një pakt mbrojtjeje të vitit 1951 për Groenlandën, tha të enjten për AFP një burim i njohur me bisedimet midis Presidentit Donald Trump dhe shefit të NATO-s Mark Rutte.
Burimi tha se aleatët evropianë do të rrisin gjithashtu sigurinë në Arktik, por këmbënguli se vendosja e bazave amerikane në Groenlandë nën sovranitetin e SHBA-së nuk ishte diskutuar.
Pakti i mbrojtjes i vitit 1951 mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës është marrëveshja që i dha bazë ligjore pranisë ushtarake amerikane në Groenlandë, veçanërisht në bazën ajrore të Thules, e cila ka qenë një element kyç në sistemin e mbrojtjes dhe vëzhgimit satelitor të Amerikës së Veriut gjatë Luftës së Ftohtë.
Ky pakt u nënshkrua në një kohë kur Arktiku shihej si zonë strategjike për balancimin e fuqive mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, ndërsa sot ka marrë një rëndësi të re për shkak të pasurive natyrore dhe rrugëve të reja detare që hapen nga shkrirja e akullnajave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




