Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku edhe u nënshkrua themelimi i Bordit të Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti Donald Trump.
Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati strategjik i Kosovës, “fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”.
“Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë”, shkroi Osmani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







