Kategoria e Parë, Besa-Skënderbeu dhe Apolonia-Lushnja në RTSH

Të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë, dy prej të cilave do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.
Të shtunën, në 24 janar, do të luhen pesë ndeshje, midis të cilave spikat takimi ndërmjet Besës dhe Skënderbeut, që do të luhet në stadiumin e Luzit, në orën 13.30, dhe do të transmetohet direkt në RTSH Korça.
Kavajasit mbajnë vendin e gjashtë, me 24 pikë, vendi i fundit që të çon në play-off, ndërsa korçarët kryesojnë kampionatin me 41 pikë.
Po të shtunën në orën 13.30 do të luhen edhe takimet e tjera. Burreli do të presë Laçin, Korabi luan me Ilirinë, Kastrioti pret Pogradecin, ndërsa në duelin e fundit të tabelës Luftëtari pret Kukësin.
Java do të mbyllet të dielën me derbin e Myzeqesë. Në orën 13.30, në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier dhe direkt në RTSH 2, do të luhet ndeshja midis Apolonisë dhe Lushnjës. Fierakët mbajnë vendin e shtatë, me 22 pikë, ndërsa Lushnja është e dhjeta, me 19 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




