Ministri Vengu: Pagat dhe karriera rikthyen besimin, 343 aplikime në fazën e parë të 2026

Aktualitet | 9 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se interesi i të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura po shënon një trend të qëndrueshëm rritës edhe në fillim të vitit 2026.

Përmes një reagimi publik, kreu i Mbrojtjes bëri të ditur se Faza e parë e rekrutimeve për këtë vit është mbyllur me një numër të lartë kërkesash, duke ndjekur ecurinë pozitive të vitit paraardhës.

“Faza I e vitit 2026 regjistron 343 aplikime, një vazhdimësi pozitive e vitit 2025, teksa vijon puna për rritjen në sasi dhe cilësi të komponentit aktiv në Forcat e Armatosura,” shkruan Vengu.

Sipas Ministrit, kjo kthesë në qasjen e të rinjve ndaj ushtrisë nuk është e rastësishme. Ai ia atribuon këtë sukses paketës së re të motivimit, e cila përfshin rritjen e ndjeshme të pagave, garantimin e ecurisë në karrierë dhe “rikthimin e dinjitetit” për uniformën ushtarake. Këto masa, sipas Vengut, kanë rritur besimin për të shërbyer ndaj Atdheut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme