Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve
Në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë janë konstatuar probleme serioze ku në lotin e dytë të këtij aksi ku ka pasur çarje në këtë aks.
Ashtu siç raporton edhe korrespodentja e RTSH-së për qarkun e Korçës, Eftjola Fili bëhet e ditur se situata është vërejtur gjatë ditëve të fundit pas reshjeve të shiut, në një segment mbi fshatin Malinë.
Në këtë zonë, për disa metra gjatësi, rruga ka pësuar çarje të theksuara, ndërsa traseja është batisur në një pjerrësi të madhe, duke krijuar rrezik real për mjetet që qarkullojnë.
Sipas burimeve, në këtë segment janë shënuar edhe më herët rrëshqitje të tokës, çka e bën problematikën të përsëritur.
Në një shtrirje prej më shumë se 20 metrash, çarja e asfaltit dhe deformimi i trupit të rrugës rrezikojnë seriozisht sigurinë e qarkullimit, raporton korrespondentja e RTSH-së.
Në zonë janë parë edhe mjete të kompanisë që ka ndërtuar lotin e dytë të këtij aksi, por ende nuk dihet nëse do të gjendet një zgjidhje përfundimtare për të parandaluar shembje të tjera në këtë segment.
Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në dy segmente të tjera të këtij aksi, pranë fshatit Trebinjë dhe shumë afër fshatit Zëmçë, ku janë konstatuar rrëshqitje dherash, si dhe lëvizje dhe çarje të asfaltit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




