Botërori i skive në RTSH/ Kolturi e 21-ta pas lëshimit të parë në slalomin gjigant në Spindleruv Mlyn

Lara Colturi ka kryer zbritjen e parë në Spindleruv Mlyn me kohën e 21-të më të mirë, 1:14.37. Skiatoria kuqezi minimizoi humbjet në këtë lëshim të parë pasi nuk gëzon formë optimale fizike për shkak të një viroze që po kalon.
Kohën më të mirë e regjistroi skiatoria Sara Hector (1:11.63), e cila u ndoq nga Camille Rast (1:11.65) dhe Julia Scheib (1:11.89). Siç dihet disiplina e slalomit gjigant nuk është e preferuara e skiatores së talentuar, e cila do të ketë mundësi për të rikuperuar vende në klasifikim pas zbritjes së dytë, e cila do të transmetohet në RTSH Sport HD duke nisur nga ora 13:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




