Operatori Ekonomik i Autorizuar, Malaj: Lehtësi për bizneset, rrit efiçencën dhe aksesin në tregjet e BE-së

Ekonomi | 9 muaj më parë

Janë 18 kompani, të cilat e ka marre tashme statusin e “Operatori Ekonomik të Autorizuar”, të cilët përfitojnë nga thjeshtime dhe lehtësira doganore, si dhe nga një trajtim më i favorshëm nga administrata doganore.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vizituan dy kompani duke i informuar se aktualisht Shqipëria po punon intensivisht për përafrimin e Kodit Doganor me legjislacionin e Bashkimit Europian, proces që pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“Këto facilitete që ju i keni përfituar duhet t’i përfitojnë edhe operatorët e tjerë, që të jenë edhe ata më efikas dhe konkurues në tregun ku do aderojmë shumë shpejtë”, tha ministri Malaj.

Malaj bëri thirrje sipërmarrjeve shqiptare që të aplikojnë për të përfituar këtë status, i cili i mundëson një akses më të madh në tregjet e BE.

“I bëjmë thirrje të gjithë subjekteve të përfitojnë këtë status pasi krijon lehtësi në të bërit biznes”, tha ai.

Për të përfituar statusin OEA, operatorët duhet të plotësojnë kritere të caktuara, si: respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor, kapacitet i mirë financiar, sisteme të përshtatshme menaxhimi dhe standarde të larta sigurie dhe mbrojtjeje të zinxhirit tregtar.

Gjithashtu në varësi të llojit të autorizimit operatorëve u jepen, një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrolleve, si dhe një akses i thjeshtuar apo ekskluziv në disa procedura doganore.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme