Mjafton goli i Kastratit, Vllaznia mposht Partizanin në “Loro Boriçi”

Kryendeshjen e javës së 21-të të kampionatit Abissnet Superiore e fiton Vllaznia. Shkodranët mposhtin 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi”, falë golit të shënuar nga Kastrati në pjesën e parë. Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe fluturon drejt kreut, pasi barazohet me pikë me Egnatian.
Ka qenë e bukur dhe e luftuar sfida e transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. vendasit janë më kërkues dhe arrijnë të zhbllokojnë ndeshjen me një gol të bukur të Kastratit pas 30 minutave lojë.
Partizani mundohet të reagojë, por nuk arrin që të mposhtë portierin Pohls. Vllaznia menaxhon shumë mirë avantazhin dhe arrin të marrë një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari me vlera.
Mbyllet 1-0 sfida në Shkodër. Vllaznia barazohet me Egnatian në kuotën e 39 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 26 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




