Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur

Europë | 9 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në një apartament në lagjen Tiergarten të Berlinit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë, pesë persona janë plagosur, ndër ta një burrë dhe një grua që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë gjermane, të shtënat kanë rënë rreth orës 17:00, në katin e pestë të një pallati pranë kopshtit zoologjik.

 Njëri prej të plagosurve ka arritur të shkojë vetë deri në spitalin Franziskus, ndërsa të tjerët janë transportuar me urgjencë në klinika të ndryshme.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ardhur pas një konflikti brenda banesës, por motivet e sakta ende nuk janë bërë të ditura.

Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e përdorimit të armëve dhe plagosjes së personave të përfshirë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme