Kategoria e Parë/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, trajner Ernest Gjoka

Trajnerët e ekipeve kombëtare në FSHF kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 19-të të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet individuale të futbollistëve dhe ndikimin e tyre në rezultatet e skuadrave respektive. Formacioni është ndërtuar sipas skemës 4-2-3-1.
Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.Mbrojtja përbëhet nga Vangjel Zguro i Pogradecit, Marjus Korreshi i Lushnjës, Serxhio Xhika i Korabit dhe Agan Mjaki i Laçit.

Në mesfushë janë përzgjedhur Mateo Shanaj i Pogradecit dhe Mikael Rakipaj i Apolonisë. Vija sulmuese përbëhet nga Taulant Marku i Korabit, Klahos Zani i AF Luftëtarit dhe Aldi Gjumsi i Skënderbeut. Në majë të sulmit është Mario Gjata i Skënderbeut.
Trajner i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka i Skënderbeut, pas fitores 3-2 në transfertë të skuadrës së tij ndaj Besës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



