Kategoria e Parë në RTSH/ Skënderbeu nuk njeh rivalë, mposht Kastriotin dhe marshon drejt Abissnet Superiores

Kategoria e Parë | 9 muaj më parë

Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin në Korçë, në sfidën që çeli javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, korçarët zhbllokojnë takimin me Gjinin. Beshiraj shënon golin e dytë për vendasit në fundin e kohës së rregullt, por krutanët reagojnë dhe shënojnë me Xhixhon në kohën shtesë.

Mbyllet 2-1 për vendasit takimi. Skënderbeu shkon në kuotën e 47 pikëve dhe kryeson i vetëm renditjen, 8 pikë larg Laçit të vendin të dytë. ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 4-t me 27 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme