Merkato, Juventusi mund të rikthejë Icardin në Serie A

Mauro Icardi te Juventusi: një skenar që dukej i pabesueshëm vetëm pak ditë më parë mund të bëhet realitet në orët e fundit të merkatos.
Duke pasur parasysh vështirësitë në sigurimin e Randal Kolo Muani, bardhezinjtë kanë shqyrtuar disponueshmërinë e ish-kapitenit të Interit, aktualisht te Galatasaray, kundërshtari i radhës i Juventusit në fazën e Play Off-it të Ligës së Kampionëve.
Icardi, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, fiton afërsisht 10 milionë euro neto në sezon, kështu që ai do të kërkonte një pagë prej rreth 5 milionë eurosh për gjashtë muajt e fundit. Galatasaray, nga ana tjetër, po kërkon 2 milionë euro, duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon pas disa muajsh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




