Kategoria e Parë, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

Java e 20-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u mbyll me fitoret e Skënderbeut, Laçit, Pogradecit, Ilirisë, Burrelit dhe Kukësit.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet më të spikatura individuale.
Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-4-3-3. Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.
Mbrojtja përbëhet nga Paolo Bianco i Burrelit, Kevi Mejdani i Kukësit, Adolf Selmani i Ilirisë dhe Kosta Vangjeli i Skënderbeut.
Në mesfushë janë Mateo Shanaj i Pogradecit, Donald Mëllugja i Burrelit dhe Sander Kalaj i Laçit.
Reparti i sulmit kompletohet nga Kristi Bespallov i Kukësit, Mohamed Fofana i Ilirisë dhe Renato Gjini i Skënderbeut.
Trajneri më i mirë i javës është vlerësuar Samuel Nikaj i Burrelit, për fitoren e rëndësishme të arritur në transfertë ndaj Lushnjes.
Kategoria e Parë vijon të konfirmojë nivel konkurrues dhe rivalitet të lartë, me futbollistë që spikasin javë pas jave.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




