Frikë për Guendouzi, goditet në kokë dhe bie në fushë

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre Kocaeli në ndeshjen me Kocaelispor, të cilën miqtë e fituan me rezultatin 2-0.
Ishte minuta e parë e kohës shtesë në pjesën e parë kur ish-lojtari i Real Madridit dhe PSG-së, Marco Asensio, lëshoi një gjuajtje spektakolare me të majtën nga jashtë zonës, e cila mposhti portierin e Kocaelisporit, Degirmenci.
Lojtarët e Fenerbahçes festuan pranë stolit të tyre dhe vetëm pak hapa larg tribunave. Ndërsa skuadra u mblodh rreth Asension pas golit, Guendouzi papritmas u rrëzua në tokë, i goditur në kokë nga një shishe uji.
Momente frike, lojtarët e Fenerbahçes protestuan kundër tifozëve vendas, ndërsa stafi mjekësor i ekipit të trajnerit Tedesco hyri në fushë për të ndihmuar ish-lojtarin e Lazios, i cili ishte dukshëm i hutuar. Pas çorientimit fillestar, lojtari për fat të mirë u ngrit pa dëmtime serioze dhe ndeshja, e pezulluar për disa minuta, rifilloi normalisht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



