82 vjet nga Masakra e 4 Shkurtit, Balla merr pjesë në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 82-vjetorit të Masakrës së 4 Shkurtit, duke nderuar kujtimin e viktimave të terrorit nazist.
Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Tirana dhe e gjithë Shqipëria përulen me respekt para bijve dhe bijave të vendit që u vranë mizorisht në këtë ngjarje të rëndë historike. Ai theksoi se 4 Shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar pagoi për t’u rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore.
Sipas Ballës, Masakra e 4 Shkurtit nuk mund të shkëputet nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi ajo ishte pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të dëshmuar rezistencën e një populli që kishte bërë zgjedhjen e tij historike për të luftuar kundër nazi-fashizmit për liri dhe dinjitet njerëzor.
Ai nënvizoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përfaqëson një nga momentet më vendimtare në historinë kombëtare të Shqipërisë, duke mbetur një pikë referimi për vlerat e lirisë dhe sakrificës.
“Në këtë 82 vjetor të masakrës së 4 shkurtit, Tirana dhe gjithë Shqipëria përulet me nderim e respekt përpara kujtimit të bijve dhe bijave të saj të cilët u vranë mizorisht nga terrori nazist.
4 shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar e pagoi me gjakun e bijve të tij më të mirë për tu rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore. Masakra e 4 shkurtit s’mund të kuptohet se shkëputet nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ajo ishte pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të dëshmuar rezistencën e një populli që kishte bërë zgjedhjen e tij historike për të luftuar nazi-fashizmin për liri dhe dinjitet njerëzor. LANÇ përfaqëson një nga momentet më vendimtare në historinë tonë kombëtare”, deklaroi Balla.
Natën e 4 shkurtit të vitit 1944 pushtuesit nazistë vranë 84 persona dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




