Ndërhyrje pas përmbytjeve të janarit, pastrohen kanalet në Tërbuf të Lushnjës
Veprat ujore në fushën e Tërbufit po pastrohen për t’u vënë në funksion të plotë pas përmbytjeve të janarit. Në kanalet e dyta dhe të treta po hiqen barishtet dhe mbetjet, me qëllim përmirësimin e kullimit të tokave bujqësore.
Në zonën e Dushkut, Bordi i Kullimit i Bashkisë Lushnje ka nisur pastrimin e kanaleve buzë rrugëve. Sipas agronomit, Bedri Elezi, “janë pastruar rreth 4 mijë metra kanal i dytë dhe 1500 metra kanal i tretë, pjesërisht në bashkëpunim me fermerët”.
Pastrimi i kanaleve kullues do të vijojë edhe në fshatrat Gramsh, Thanasaj dhe Konjat.
Fusha e Tërbufit ishte ndër zonat më të prekura nga përmbytjet, në Lushnje, ku rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore, të mbjella kryesisht me grurë dhe jonxhë u dëmtuan nga dalja nga shtrati e lumenjve Seman dhe Shkumbin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




