Përplasja me armë në Rrilë, Gjykata e Lezhës cakton “arrest në burg” për efektivin e policisë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë, Besart Kovaçi, i përfshirë në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e së dielës (1 shkurt) në ambientet e një berberhaneje në fshatin Rrilë.

Sipas burimeve siguruar nga RTSH, mësohet se gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Kovaçi ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se ka qëlluar me armë zjarri me qëllim neutralizimin e situatës, pasi kishte konstatuar praninë e personave të armatosur.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj efektivit, i cili akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes me armë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme