Napoli, dorëzohet edhe McTominay, ironia e Contes: Pas pak do duhet të luaj unë

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Napoli, në fushë kundër Genoas, humbi një tjetër lojtar kyç në një sezon të mbushur me dëmtime. Pas pushimit të pjesës së parë, Scott McTominay nuk u kthye në fushë dhe mbeti në dhomën e zhveshjes, i zëvendësuar nga blerja e re, Giovane. Arsyeja? Një dëmtim pas një përplasje me një lojtar kundërshtar.

Skocezi iu afrua stolit rreth minutës së 35-të për t’ia raportuar problemin Antonio Contes dhe stafit të tij. Pasi mesfushori u largua, trajneri lëshoi ​​një batutë ironike: Pas pak do duhet të luaj unë.

Dëmtimi i McTominay e përkeqëson situatën e vështirë për të kaltërit, të cilët, në mesfushë, kanë qenë pa De Bruyne, Anguissa dhe Gilmour.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme