Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Ish-rivalja e Vonn komenton aksidentin e rëndë: Rrezikoi shumë, nuk ishte në kushte për të garuar!

Momenti i aksidentit të rëndë që pësoi Lindsey Vonn në garën e saj mëngjesin e sotëm është komentuar edhe nga ish-rivalja e skiatores amerikane.
“Të gjithë e dimë se çfarë pengesash ka kaluar Lindsey për të qenë këtu. Për mendimin tim ajo rrezikoi shumë kur vendosi që të merrte pjesë në këtë garë”, tha Tina Maze, e cila komenton Lojrat Olimpike Dimërore 2026 për “Eurosport”.
“Një aksident si ky ndodh kur nuk je në 100%, por pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Ajo kërkonte që të ishte pjesë e kësaj gare me ç’do kusht. Më vjen shumë keq”, tha ish-skiatorja e njohur nga Sllovenia.
Me fjalët e 42-vjeçares nuk ishte dakord presidenti i FIS. “Vonn e njeh mjaft mirë trupin e saj dhe dëmtimet që kishte. Ajo nuk do të rrezikonte kurrë shëndetin e saj nëse nuk do të ishte e sigurt se mund të kishte sukses në këtë garë”, thaJohan Eliasch.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




