Fluks në pistën e skive në Dardhë, qindra vizitorë e turistë gjatë fundjavës
Fshati turistik i Dardhës ofron mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më e preferuara është pista e skive. Në këtë vend gjejmë edhe pjesën më të madhe të turistëve. Mes frekuentuesve ka nga ata që për herë të parë provojnë emocionet e rrëshqitjes me ski, të cilët thonë se me gjithë vështirësitë e para janë tepër të kënaqur që ndodhen në Dardhë.
“Ne vijmë nga Tirana dhe na pëlqen shumë ambienti dhe skitë. Po bëj ski për herë të parë dhe më duket shumë bukur dhe qetë”.
“Vijmë nga Peshkopia, kjo është hera e parë dhe pa na pëlqen shumë’, thanë disa vizitorë.
Përqafimi i sportit të skive kryesisht nga fëmijët ka qenë një objektiv kryesor për Thoma Tashon, i cili prej shumë vitesh është munduar që të përcjellë dashurinë dhe pasionin për këtë sport të bukur, te të gjithë ata që e frekuentojnë pistën e skive. Ai tregon me krenari se objektivi është arritur pasi sot 70% e frekuentuesve të pistës janë fëmijë.
“Këtë vit reshjet e dëborës filluan me vonesë, por po shohim që ka një dashamirësi të madhe të shqiptarëve për të bërë ski. Është një fluks i madh dhe 70% janë famijë dhe 30% janë të rritur. Kjo ishte dhe qëllimi ime dhe i familjes time për ngritjen e kësaj piste të skive”, tha Tasho.
Pas reshjeve të borës gjatë gjithë këtij fillim viti pista e skive në Dardhë është frekuentuar nga qindra vizitorë të cilët e zgjedhin jo vetëm gjatë fundjavës, ndërsa janë organizuar edhe disa aktivitete shkollore duke nxitur fëmijët dhe të rinjtë të ushtrohen në sportin e bukur të skijimit.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




