Bayern, fitore me 5 gola

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Raundi i 21-të i Bundesligës përfundoi me një triumf për Bayernin, i cili shfrytëzoi menjëherë humbjen e Borussia Dortmundit në fushën e  Wolfsburg duke shkatërruar Hoffenheimin me rezultatin 5-1 dhe duke “blinduar” vendin e parë me një epërsi prej 6 pikësh ndaj rivalëve të tyre më të afërt. Lojtarë kyç në fitoren e bavarezëve ishin sulmuesit Kane me dy gola dhe Luis Diaz me tre gola.

Bayern ndodhet në kuotën e 54 pikëve, ndjekësi më i afërt Dortmundi ka 48 pikë.

Leipzig siguroi një fitore 2-1 jashtë fushe ndaj Këlnit. Dy golat e Baumgartner (29′ dhe 56′) vendosën ndeshjen në RheinEnergieStadion, ndërsa goli i Thielmann (51′) u siguroi vendasve një barazim të përkohshëm. Me këtë fitore, skuadra e Werner tani barazohet me Stuttgart në vendin e katërt. Këlni i Këasniok, nga ana tjetër, kishte një natë për t’u harruar, i mbërthyer në 23 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme