Veliaj 1 vit i arrestuar, reagojnë 2 studiot ligjore: Po përballet me persekutim politik, mohim i së drejtës për proces të rregullt ligjor
Dy studiot ligjore partnere në procesin juridik të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar duke pretenduar se ai po përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, argumentojnë qëndrimin e tyre duke shkruar se mohimi i qasjes në mbi 60,000 faqe prova ndaj Veliajt është shkelje e hapur e së drejtës për t’u mbrojtur.
“Prokurorët e SPAK kanë argumentuar se mbajtja e vazhdueshme në burg e Kryebashkiakut Veliaj justifikohet sepse ai kërkoi këshillim ligjor në SHBA për t’u mbrojtur, pasi u bë e qartë se nuk mund ta bënte realisht këtë vetë. Ky nuk është proces i rregullt ligjor; është ndëshkim pse kërkon mbrojtje dhe një shkelje e hapur e së drejtës së tij për t’u mbrojtur”, thuhet në reagim.
Ndërsa kërkojnë t’i jepet fund paraburgimit të Veliajt, studiot ligjore theksojnë se kjo çështje nuk po kalon pa u vënë re.
“Në mënyrë domethënëse, komuniteti ndërkombëtar ka njohur publikisht të metat me paraburgimin e vazhdueshëm të Kryebashkiakut Veliaj. Paraburgimi i Kryebashkiakut Veliaj duhet të përfundojë. Vazhdimi i mbajtjes së Kryebashkiakut Veliaj në paraburgim dhe mohimi i të drejtave themelore të procesit të rregullt ligjor”, theksohet në reagim.
Në reagimin e tyre dy studio ligjore bëjnë thirrje që kjo çështje të mbetet në vëmendje jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt nga qelia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




