Festa e Karnavaleve në Shkodër – Ngjyra, maska dhe atmosferë festive nga fëmijët
Pavarësisht reshjeve të shiut, atmosfera festive nuk është ndalur, pasi fëmijët kanë pushtuar hollin e Bashkisë së Shkodrës të veshur me maska shumëngjyrëshe dhe kostume kreative. Me buzëqeshje dhe entuziazëm, ata ndanë emocionet e tyre për këtë festë të veçantë, duke e kthyer ambientin e Bashkisë në një hapësirë plot gëzim dhe fantazi.
Po aq të përfshirë në këtë atmosferë festive janë shfaqur edhe animatorët, të cilët i përjetojnë me po aq ëmbëlsi Karnavalet.
“Është një ndër ato festa që mezi priten në Shkodër”, u shpreh një ndër animatorët.
Si pjesë e programit, festimet e Karnavaleve po vijojnë edhe gjatë ditës, me performanca artistike të kopshteve dhe shkollave të qytetit, duke i dhënë atmosferë rrugëve të qytetit.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




