Konkursi kombëtarë i Gjuhës Shqipe – Në Shkodër, fituese u shpall shkolla “Ismail Qemali”
Konkursi kombëtar i gjuhës Shqipe ka përfunduar në nivel vendor në Shkodër. Fituese u shpall Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”.
“Kemi 28 shkolla, publike dhe private dhe kemi fitues shkollën “Ismail Qemali””, u shpreh Brisela Kadija, Drejtore, ZVA Shkodër.
Për vajzat fituese, pjesëmarrja në konkurs u shoqërua me emocione të forta teksa pika më e fortë mbetet projekti I realizuar. Por për çfarë bën fjalë krijimi i projektit i cili erdhi përmes lojës që ndodhet online.
Ky konkurs vjen në bashkëpunim me RTSh ku Fazat e gjysmë finaleve dhe finalet do të transmetohen në valët e Radio Televizionit Shqiptar.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





