Nis legjislatura e 10-të në Kosovë, 118 vota për Komisionin e Verifikimit

Kosovë | 9 muaj më parë

Kuvendi i Kosovës ka nisur zyrtarisht pasditen e sotme seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë. Nën drejtimin e deputetit më të vjetër, Avni Dehari (Lëvizja Vetëvendosje), të zgjedhurit e popullit kanë hedhur hapin e parë procedural drejt formimit të institucioneve të reja.

Me 118 vota pro, deputetët miratuan formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Menjëherë pas votimit, seanca u ndërpre për një pushim 15-minutësh, për t’i dhënë kohë komisionit të kryejë verifikimet e nevojshme të mandateve të deputetëve të rinj.

Hapja e seancës

Në fjalën e tij të hapjes, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se procedurat janë bazuar në mbledhjen përgatitore të mbajtur një ditë më parë me krerët e partive politike.

“Të nderuar deputetë, kryetari i Kuvendit nga legjislatura e nëntë, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike… ka bërë përgatitjet për mbajtjen e seancës themeluese,” u shpreh Dehari.

Çfarë pritet të ndodhë?

Pas verifikimit të mandateve, deputetët do të bëjnë betimin solemn. Më pas, procesi do të vijojë me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit dhe nënkryetarëve, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit legjislativ.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme