Kupa e Shqipërisë në RTSH/Skuka i jep fitoren Partizanit

Kupa e Shqipërisë | 9 muaj më parë

Partizani ka arritur një fitore 1-0 përballë Elbasanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një sfidë mjaft emocionuese, me të kuqtë që humbën raste të pastra në pjesën e parë, Human gaboi para portës. Në pjesën e dytë elbasanasit e rritën ritmin, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, kjo dhe për merië të portierit Qirko.

Fundi i takimit rezultoi mjaft emocionues, me Partizanin që arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Skukës, i cili fitoi dhe ekzekuto saktë një 11-metërsh.

Nga ana tjetër, Kasa, i cili shkaktoi 11-metërshin, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutat e mbetura. Me karton të kuq u ndëshkua dhe trajneri Gvozdenoviç për protesta.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Partizanit në transfertë, që e bën më komode ndeshjen e kthimit në shtëpi në këtë kompeticion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme