Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Kosovë | 9 muaj më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, anuloi pjesëmarrjen në atë takim për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet e fundit politike brenda vendit. 

Lajmi u konfirmua për mediat në Kosovë nga këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina. Ndërkohë, në mbledhjen e parë të kabinetit të qeveritar, kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm të ulet me opozitën për të diskutuar mbi çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit, pasi Vjosa Osmanit i përfundon mandati në fillim të muajit prill.

Kurti paralajmëroi se pas votimit të buxhetit të shtetit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, fokusi do të kthehet tek kjo çështje. “Jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit”.- u shpreh ai. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ambicien se synon një mandat të dytë në krye të shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme