UEFA Nations League/ Italia në “grupin e ferrit”, Gjermania përballet me Holandën

Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 nuk duket i mirë për Italinë: kundërshtarët e tyre në Grupin 1 të Ligës A do të jenë Franca, Belgjika dhe Turqia. Është një short i pafat, pasi “të kaltërit” tërhoqën kundërshtarin më të fortë në çdo vazo (përveç Vazos 3, e cila u dha atyre Belgjikën në vend të Anglisë). Vetëm dy ekipet e para nga secili grup i Ligës A do të sigurojnë një biletë për në çerekfinale.
Gjermani-Holandë është një tjetër përballje e madhe që do të vijë në UEFA Nations League. Të dy skuadrat janë pjesë e Grupin 2 të Ligës A bashkë me Serbinë dhe Greqinë.
Spanjë-Angli është përballja që vjen në grupin 3 të Ligës A. Kroacia dhe Republika Çeke janë dy skuadrat e tjera të këtij grupi.
Portugalia, Danimarka, Uellsi dhe Norvegjia janë skuadrat e Grupit 4 të Ligës A.
LIGA A:
A1: FRANCË; ITALI; BELGJIKË; TURQI
A2: GJERMANI; HOLANDË; SERBI; GREQI
A3: SPANJË; KROACI; ANGLI; REPUBLIKA ÇEKE
A4: PORTUGALI; DANIMARKË; NORVEGJI;
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



