Parkim dysh, deri në një vit burg, qytetarë dhe juristë e konsiderojnë të ashpër dhe jo proporcional

Aktualitet | 9 muaj më parë

Në janar të këtij viti, parlamenti miratoi disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, të cilat synojnë forcimin e luftës kundër krimit dhe përmirësimin e sigurisë. Por ndërsa disa ndryshime janë mirëpritur, një nga ato që ka shkaktuar shumë reagime  te qytetarët është ndryshimi i ligjit për parkimet dyshe.

Arjan Sotiri, Kreu i Dhomës së Avokatëve të Gjirokastrës, ka theksuar se ky ndryshim nuk është i nevojshëm.

“Nuk mund të bëhet kundravajtja administrative vepër penale. Në jetën e përditshme qytetarët mund të parkojnë dysh për të vajtur në farmaci , për të blerë bukë, dhe duke ja  lënë një polici të qarkullimit, interpretimin e kësaj dispozite do përdorej thjesht për të rritur opsionin dhe jo për të vënë rregull”, deklaroi ai.

Janë një serie ndryshimesh që janë miratuar në Kodin Penal. Këto përfshijnë rritjen e dënimeve për krimet e rënda si korrupsioni, dhuna në familje, dhe krimet seksuale etj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme