Përfaqëson Kinën edhe pse ka lindur në SHBA, sekreti i Eileen Gu për t’u shndërruar në sportisten më të paguar në Milano-Cortina 2026

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Eileen Gu, kampione në disiplinën e skive akrobatike, ka fituar vëmendjen e opinionit publik jo vetëm për aftësinë në borë, por edhe për të ardhurat e saj vjetore.

22-vjeçarja e lindur në San Francisko është shembulli më i mirë i sportistes, e cila nuk gjeneron të ardhura vetëm prej zotësitë në borë.

Studente në “Stanford University”, 22-vjeçares i është dashur që të shkëputet për disa javë nga bankat e shkollës për të marrë pjesë në Milan-Cortina 2026.

Eileen Gu nuk ka humbur shumë kohë për t’u pasuruar pasi edhe pse ende nuk është diplomuar ka arritur që të grumbullojë një pasuri të rëndësishme. Vetëm vitin e kaluar sipas “Forbes” ajo ka përfituar 23.1 milionë $. Falë kësaj shifre ajo është atletja femër e katërta më e paguar në botën e sportit duke qëndruar pas emrave si Naomi Osaka dhe Caitlin Clark.

Eileen Gu mësohet se arritur që të arkëtojë miliona dollarë nga kontratat që ka me marka si Louis Vuitton, Gucci, Tiffany & Co., Victoria’s Secret dhe Red Bull. Por në llogarinë e saj 22-vjeçarja përfiton shuma të mëdha edhe nga Byroja e Sportit e Bashkisë së Pekinit. Vetëm vitin e kaluar ky institucion i ka paguar Gu-së dhe një tjetër atleteje një shifër, e cila në total arrin 6.6 milionë dollarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme