Borussia Dortmund, Kovac: Atalanta luan mirë me Palladinon

“Atalanta po luan mirë nën drejtimin e Palladinos, por ne duam të avancojmë në raundin tjetër pas gjashtë fitoreve në Bundesligë”. Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, foli në një konferencë për shtyp në Signal Iduna Park në prag të ndeshjes së parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër klubit nga Bergamo: “Do të jetë një ndeshje shumë e hapur kundër një skuadre të fortë, që meriton respekt. Gasperini kishte krijuar një stil dhe Palladino e ka vazhduar atë me idetë e tij”, shpjegoi trajneri kroat.
Njohja me Pasalic daton që nga koha e tij si trajner i Kroacisë, në vitet 2014-2015: “Mario është shumë i talentuar dhe ka pasur shumë sukses në Itali, edhe nëse ka luajtur më pak kohët e fundit”.
Së fundmi, për mungesat, me Emre Can dhe Mané që janë tashmë jashtë: “Do të na mungojnë katër në mbrojtje, Sule është bashkuar dhe nuk do të rrezikojmë me Schlotterbeck”, tehskoi Kovac. “Ne kemi treguar tashmë se kemi alternativa. Ryerson, për shembull, i cili është anësor, luajti gjithashtu në qendër të mbrojtjes kundër Juventusit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




