Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore dhe do të fitojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë në Krujë, ka theksuar se protesta e PD-së do të jetë paqësore, por e vendosur për të arritur sukses.
“Kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë! Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit,” tha Berisha.
Ai deklaroi se PD do të krijojë një agjencie të posaçme për gjetjen dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion
“Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët. Kanë zhytur 40, 49% të shqiptarëve në varfëri. Kanë larguar 45% të shqiptarëve nga vendi i tyre. Këto të këqija që i kanë bërë do i paguajnë. Natyrisht që, kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë!
Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit. Një agjenci më e fuqishmja do krijohet për gjetjen, konfiskimin e pasurive të tyre”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




