Bisedimet Rusi-Ukrainë në Gjenevë, i dërguari i SHBA-së: Është bërë përparim domethënës

Botë | 9 muaj më parë

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kishin “sjellë përparim domethënës” për t’i dhënë fund luftës, ndërsa të dyja palët përgatiten sot për një ditë të dytë negociatash në Gjenevë.

 “Suksesi i Presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm”, shkroi Witkoff në X pas ditës së parë të bisedimeve.

Megjithatë, shpresat për një përparim mbeten të ulëta, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që tha se “nuk ishte e drejtë” që Presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon t’i kërkojë vendit të tij të bëjë kompromis, duke shtuar se “paqja nuk do të arrihej nëse fitorja i jepej Rusisë”.

Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale në krahasim me Rusinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme