Milano-Cortina në RTSH/ Shiffrin rikthehet mbretëreshë, medalje ari në slalom

Magjia është prishur. Mikaela Shiffrin rikthehet të dominojë slalomin olimpik 14 vjet pas herës së parë.
Skiatorja amerikane e ka bërë me dy lëshime perfekte, që e kanë lejuar të shkëputet një sekondë e gjysmë nga rivalja e saj, zvicerania Rast, ndërsa medalja e bronzit i ka takuar suedezes Swenn Larsson.
Për sportisten amerikane bëhet fjalë për medaljen e tretë të artë në Lojëra, pas atyre të fituara në moshën 18-vjeçare në slalom në Sochi 2014 dhe në slalomin gjigant në PyeongChang.
Rekordmendja e fitoreve në Kupën e Botës (108), në Olimpiadën e Pekinit kishte dalë nga slalomet dhe gara e kombinuar, duke mos marrë asnjë medalje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




