Drita u mund, por… trajneri Ramadani nuk dorëzohet: Besojmë deri në fund

Conference League | 8 muaj më parë

Drita ka pësuar një humbje 2-3 përballë Celje në ndeshjen e parë të play off të Conference League. Megjithatë, trajneri i kampionëve të Kosovës, Zekirija Ramadani, në konferencën pas ndeshjes është treguar optimist duke menduar për ndeshjen e kthimit.

“Të mos të harrojmë që Drita është kampione aktuale dhe kampionia nuk dorëzohet asnjëherë. Karakteri i lojtarëve është shumë i fortë. Ishim të kujdesshëm që të mos lejojmë kundërshtarin të krijojë ndonjë rast. Golat erdhën nga goditjet nga këndi. Por kjo u ndodh edhe skuadrave të mëdha”.

“Për t’u përshëndetur është guximi në pjesën e dytë. Kjo u shpërblye. Në pjesën e dytë kishim paraqitje të mirë, edhe pas rezultatit 2:2 kishim rast të mirë. Por kjo na jep motiv për ndeshjen e dytë. Duhet të jemi më të guximshëm dhe të marrim rrezik më të madh. Duhet besuar sepse mund ta dërgojmë ndeshjen në shtesë dhe të fitojmë”.

“Besuam kur ishim 0:2 dhe ndeshja përfundoj në 2:3, kjo tregon se besojmë. Deri në fund ishim agresiv dhe kishim mundësi në disa  raste. Ndoshta nuk kishim shumë fat, shpresoj fatin ta kemi në ndeshjen e kthimit. Shpresoj që ekipi do të shfaqet edhe më i rrezikshëm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme