Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëria, aktor me profil të ri ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij në Uashington, ku mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Atlantic Council, një prej organizatave më të rëndësishme të politikave strategjike në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Ramës, në tryezë pati interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe qëndrimet mbi çështje të rëndësishme globale. Diskutimet u përqendruan te Bordi i Paqes, konfliktet e hapura në rajone të ndryshme të botës, si dhe procesi i zgjerimit të Bashkimi Europian.
Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe angazhimin e saj në nisma që lidhen me paqen, sigurinë dhe integrimin europian.
“Uashington – Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




