Balla reagon pas protestës së PD-së: Vetëm një i mbaruar politikisht mund të godasë institucionet e vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, ai dënoi ashpër sjelljen e protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme goditjen e simboleve kombëtare dhe institucioneve të vendit.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i Shkupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa,” shkroi Balla.
Reagimi i tij vjen pas tensioneve të shënuara në protestën e PD-së, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas përpara Parlamentit, duke sjellë ndërhyrjen e policisë me mjete speciale për shpërndarjen e turmës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




