Plagoset me thikë 27-vjeçari në Kombinat, në kërkim autori

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të premte (20 shkurt) në Kombinat.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10, ndërsa 27-vjeçari me inicialet H. I, është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme