ARRSH bllokon pa afat rrugën Librazhd-Prrenjas, shkak rrëshqitjet e dheut. Ja rrugët alternative
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin pa afat të aksit Librazh-Prrenjas. Shkak janë bërë rrëshqitjet e dheut dhe një urë e cila rrezikon shembjen.
ARRSH i bën thirrje qytetarëve që të shmangin këtë aks, ndërsa rrugët alternative që mund të përdoren janë Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan. Ndërkohë, ARRSH njofton se po merren masat për të ndërtuar një bypass provizor.
“Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ndërkohë, Prefektura e Qarkut Korçë njofton se shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.
Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë, ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




